Lekaj: Kosova duhet të ndryshojë karshi Serbisë së pa ndryshuar

22 Janar 2017 - 15:06      

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj përmes një postimi në ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë që t’i bëjë ballë Serbisë, e cila sipas tij nuk ka ndryshuar.

Ky reagim i tij vjen pas konfirmimit se dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 24 janar në Bruksel edhe për kundër sjelljeve të fundit të papërgjegjshme të Serbisë dhe kërkesave që të pezullohen bisedimet.

“Mospjesëmarrja e udhëheqësve institucional në protestën gjithë popullore të organizuar nga OVL-UÇK në mbështetje të një ish-kryeministri dhe një lideri politik me ndikim në Kosovë e për të shfaqur bashkë me ata mijëra njerëz që ishin dje, mos pajtimin me trajtimin që po i bëhet luftës çlirimtare”, ka shkruar Lekaj.

Lekaj ka thënë se me veprimet e tilla të liderëve tregojnë se çfarë sigurie ka Kosova.

“E në anën tjetër konfirmimi i njërit prej këtyre udhëheqësve të Kosovës se do të takohet me kryeministrin e trenit pushtues serb është treguesi më i mirë se kush është sot në krye të vendit dhe se sa janë të sigurt çlirimtarët e Kosovës dhe e ardhmja e saj, duke i pasur udhëheqës disa servila e armik të njëjtin shtet veç ndoshta ma të sofistikuar. Prandaj Kosova duhet të jetë ndryshe për t'i bërë ballë Serbisë e cila nuk ka ndryshuar”, ka shkruar Lekaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...