22 Janar 2017 - 15:01
Bazuar në të dhënat na terreni, Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale mbeten të kalueshme.
“Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipet mbështetëse të MI-së janë duke monitoruar punën e kompanive të kontraktuara, duke qenë në koordinim të plotë. Ekipet e MI-së vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipet lokale në disa komuna, në të cilat ka pasur reshje më të mëdha të borës”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...