
22 Janar 2017 - 09:35
Vendasve u lë përshtypje kureshtja e vizitorëve që nxjerrin celularët para zbukurimeve në dyqanet me mbishkrime shqip, maqedonisht, e aty-këtu edhe turqisht e anglisht, në rrugën “Beogradaska”, në Çarshi të Vjetër në Shkup, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një çift me dy vajza me çanta krahëve ndalet para njërës prej argjendarive. Nuk hyjnë brenda. Shpejt e shpejt e përfundon diskutimin nëna me të bijat për stolitë që u ranë në sy.
Çadra e praruar e nuses

Jo fort larg tyre, derën e ka lënë pakëz të hapur argjendari Irfan Bushi. Me “bujrum” i mirëpret myshterinjtë.
Me syzet lëshuar majë hundës e duart të zëna me vegla pune, Bushi thotë se në Çarshi të Vjetër janë të përqendruara argjendaritë më me nam në Shkup. Nuk është i sigurt për numrin e saktë të tyre, por beson se janë mbi 40 sosh... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...