Foto: Koha / arkiv

Rashiti: Ky vit, shansi i fundit për konsensus

22 Janar 2017 - 07:00      

Ky vit është shansi i fundit që partitë politike të arrijnë konsensus për çështje të interesit nacional, ka thënë Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika. Në të kundërtën, sipas Rashitit, do të jetë shumë e rrezikshme nëse partitë politike nuk mund ta bëjnë këtë.

 

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Rashiti ka treguar edhe për dialogun e iniciuar nga ai ndërmjet pozitës dhe opozitës, që, megjithatë, nuk u finalizua me firmosjen e një marrëveshjeje sa i përket demarkacionit.

Rashiti ka folur edhe për rolin e Kuvendit, për reformën zgjedhore, si dhe për qasjen që Kosova duhet ta aplikojë në negociata me Serbinë.

Dëshpërimi i qytetarëve me klasën politike

KD: Kosova e përmbylli vitin 2016 me përpjekje të dështuara për të arritur konsensus ndërmjet partive politike, për çështjet të cilat vazhdojnë të mbesin pezull. Si e komentoni këtë?

Rashiti: Me gjithë mospërmbushjen e suksesshme të një viti, së paku pjesa e dytë e vitit ka sjellë një situatë më të mirë politike, më të qetë. Janë ndalur konfliktet brenda dhe jashtë Kuvendit, ka pasur një komunikim politik ndërmjet të gjitha partive parlamentare, ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim- Asocimit, si dhe agjenda evropiane është aprovuar... (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...