Komunikacioni në zonat malore, pa probleme

21 Janar 2017 - 19:30      

Ministria e Infrastrukturës, bazuar në informacionet nga terreni, thotë se qarkullimi në rrugët e zonave malore po zhvillohet pa probleme të theksuara.

Sipas MI-së, reshjet e kohëpaskohshme dhe ngricat e vazhdueshme gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar që sasia e borës në pjesët malore të jetë më e madhe.

“Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë duke vazhduar punën, për të mundësuar një qarkullim të lehtësuar. Ministria e Infrastrukturës është në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, për të rritur sigurinë në komunikacion, si dhe me ekipet lokale nëpër disa komuna të Kosovës”, thuhet në këtë njoftim të MI-së.

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...