21 Janar 2017 - 22:42
Deputetët e legjislativit, janë dëshmuar se janë të “lodht” dhe të pazotë për t’i dalë në krye detyrës për të cilën janë zgjidhur.
Për këtë temë, mund të lexoni shkrimin ‘Parlamenti i ooopsave’.
Rreth kësaj teme po ashtu flet edhe analisti Naim Rashiti, i cili e sheh vitin 2017 si shans të fundit për konsensus.
Në rubrikën ‘Reportazh’ lexuesit mund të lexojnë për Çarshinë e Vjetër të Shkupit që cilësohet si ‘Çarshia e Dukatit’.
Smogu, që po e ndan në dysh një qytet dhe si e ndryshoi Presidenca Obamën, janë dy shkrimet që mund t’i lexoni te ‘Bota’.
Aktori dhe producenti, Arben Zharku, rrëfen te 7 shkronjat se asgjë nuk i përket njërit më shumë se tjetrit.
Në rubrikën ‘Fejton’ mund të lexoni për nderin dhe çnderimin të shkruar nga Wadham Peacock.
‘Kosovarçe’ sjell një shkrim shumë interesant për dy persona me emra të njëjtë. Alush Shala, kuvendari i Prizrenit dhe i Suharekës.
Faqet e kulturës ndahen nga Monitoruesi ironik i realitetit të brishtë dhe Bashkëjetesa 40 vjeçare me flautin.
Teqeja e Madhe e Rahovecit, është teqeja që s’iu mbyllën dyert kurrë. Këtë shkrim mund ta lexoni në rubrikën ‘Monument’.
Adhuruesit e sportit mund të lexojnë për gazetarin e sportit të kthyer në trajner kampion si dhe për heroin e shtetit të ri, Valton Berisha.
Shkrime nga kinematografia, shkenca dhe moda dhe shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...