Foto: Koha / ilustrim

Inspektorati anti-duhan rrit aktivitetin ndaj lokaleve që shkelin ligjin

21 Janar 2017 - 17:28      

Mosrespektimi ligjit antiduhan në disa lokale në kryeqytetin shqiptar ka bërë që Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror të forcojë grupet e kontrollit duke marrë edhe nga rrethet, për të shmangur familjarizimin e inspektorëve me pronarë të ndryshëm të lokaleve.

“Ne nuk e mohojmë që ka subjekte që e shkelin këtë ligj. Jemi në ndjekje të problematikës. Mos të mendojë askush që është një vit zgjedhor dhe do të ketë tërheqje nga ana jonë si institucion. Përkundrazi, do të ketë shtim të punës sonë, pasi është një ligj në të mirë të shëndetit të popullatës dhe jo në dëm të tyre”, thotë Eltar Deda, kreu i ISHSH, raporton Tch.

Një tjetër zgjidhje që mendojnë se kanë gjetur subjeket është rrethimi i ambienteve të jashtme, me plastmase apo materiale të tjera duke i konsideruar si ambiente që mund të lejohet duhanpirja.

“Është vërejtur që subjekte që kanë bare e restorante, ambiente të marra për shfreytëzim nga ana e tyre kanë filluar dhe i mbyllin me materiale të tjera që janë plastmase dhe e kryejnë funksionin e murit, ambientit të mbyllur këto subjekte nuk do të lejohen përkundrazi do të gjobiten sepse është e kundraligjshme”, thotë Deda.

Kreu i Inspektoriatit thotë se çdo ditë gjobiten subjekte, madje ka pasur raste ku një subjekt është gjobitur dy herë brenda ditës për të njëjtën shkelje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...