Mustafa: Rugova, njeri i epokave

21 Janar 2017 - 16:26      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 11 vjetorin e vdekjes.

Mustafa thotë se Rugova ishte arkitekt i pavarësisë së Kosovës, një personalitet frymëzues, ndërsa e quan edhe “njeri i epokave”, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Mustafës pa ndërhyrje:

Sot, me pikëllim dhe shumë krenari, në 11 vjetorin e kalimit të tij në amshim, e përkujtojmë Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën.

Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s’ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe.

Gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor...

"Ashtu si Presidenti Amerikan Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë njeri i epokave”, shkruante Senatori Bob Doll.

Ibrahim Rugova ishte me të vërtetë i tillë: Njeri i Epokave.

Lavdi për jetë e mot!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...