Protestë për Haradinajn në Strasburg [foto/video]

21 Janar 2017 - 15:18      

Me flamuj shqiptarë dhe amerikanë, me fare pak të Kosovës dhe pa asnjë të Francës, qindra bashkëkombës kanë protestuar për lirimin e Ramush Haradinajt, raporton Koha.net.

Strasburgu, qendër e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Qendër e Këshillit të Europës, ka qenë nikoqir i protestuesve shqiptarë.

Ndërkohë, mijëra qytetarë sot në Prishtinë kanë protestuar për Haradinajn.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Francë, me një urdhërarrest që Serbia e ka lëshuar përmes INTERPOL-it që nga viti 2004. Pas 8 ditësh mbajtje ai është lënë i lirë me kusht, duke u obliguar që të qëndrojë në Francë dhe të paraqitet dy herë në javë në polici. Kësisoj, deri në një vendim të ri të Gjykatës në Colmar.


Protestë për Haradinajn në Strasburg by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...