21 Janar 2017 - 13:52
Ka treguar përgjigjen që i ka dhënë një personi që e ka pyetur se si është emocionalisht Ramush Haradinaj, a është mërzitë?
“Më pyeti dikush para pak kohësh, qysh është emocionalisht Ramushi, a është mërzitë?. I thash: Qysh mërzitet gjenerali më i madh i luftës. A mërzitet një lider i madh, një gjeneral i madh, një patriot ndër më të mëdhenjtë. Jo. Është qysh ka qenë gjithë. E gjithë ka qenë qysh jeni sot, në këmbë, me kokë lartë e krenarë”, ka thënë Gjini para masës, që brohoriste “Ramushi, Ramushi” e “UÇK, UÇK”.
Megjithatë, ka thënë se Haradinaj është i mërzitur për një gjë.
“Po, është i mërzitur për një punë, për padrejtësinë. Ashtu qysh jeni tërë ju të mërzitur me këtë qeverisje të keqe, me nepotizëm, me korrupsion, me qeverisje pa pikë vizioni”, ka thënë Gjini, raporton Koha.net.
Por ka dhënë një porosi.
“Nuk kemi për t’u gjunjëzu kurrë. Të gjithë kemi kaluar ditë të vështira. Por tash është tepruar me u pa kështu Kosova dhe qytetari i saj. Nuk kemi me leju me u poshtru më tutje”, ka thënë Gjini.
Gjini ka thënë se “janë disa të çmendur në Beograd që po duan t’i mbajnë fëmijët e tyre ende në mendësi të luftës”, duke iu referuar kësisoj klasës politike që qeverisë në Serbi.
“Duan me mbajt krejt Ballkanin në psikozë të luftës. Evropa nuk duhet t’i lejojë. Kriminelë janë ata që i vranë fëmijët e vetë për t’i akuzuar të tjerët. Këta njerëz që i kanë shërbyer Millosheviqit e Sheshlit, le ta mbajnë popullin e vet të poshtruar, neve nuk do të mund të na mbajnë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
“Serbia po mban Ballkanin nën ankthin e luftës” by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...