Mijëra vetë në protestën për lirimin e Haradinajt [video]

21 Janar 2017 - 12:59      

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në protestën që kërkon lirimin e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, ish-kryeministrit e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mijëra njerëz i janë përgjigjur thirrjes së shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në protestë po shihen edhe zyrtarë të AAK-së dhe Nisma për Kosovën.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Francë, me një urdhërarrest që Serbia e ka lëshuar përmes INTERPOL-it që nga viti 2004. Pas 8 ditësh mbajtje ai është lënë i lirë me kusht, duke u obliguar që të qëndrojë në Francë dhe të paraqitet dy herë në javë në polici. Kësisoj, deri në një vendim të ri të Gjykatës në Colmar.

Protesta për lirimin e Haradinajt janë organizuar në disa qendra botërore.


Mijëra vetë në protestën për lirimin e Haradinajt by kohanet


Mijëra vetë në protestën për lirimin e Haradinajt by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...