21 Janar 2017 - 09:35
Sipas tij, skenarët e tillë që mund të destabilizojnë vendin, Serbia i ka detyrë nga shërbimet ruse, shkruan sot Koha Ditore. Këto komente Shala i ka bërë pas një takimi që anëtarët e Komisionit kanë zhvilluar me drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Agron Selimaj.
Pas takimit, i cili ka zgjatur rreth dy orë e i cili është mbajtur pa praninë e mediave, Shala ka thënë se e kanë ftuar Selimajn që t’u raportojë për situatat e krijuara, si dhe skenarët e mundshëm të Serbisë për të destabilizuar vendin.
“Morëm informacione se situata e sigurisë është e qëndrueshme në vend përderisa institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës”, ka deklaruar ai.
Sipas deputetit të Nismës për Kosovën, skenarë të tillë nga ana e Serbisë mund të përsëriten.
Sipas tij, Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar ngushtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe se janë në gjendje gatishmërie për t’u përballur me çfarëdo situate. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...