Foto ilustrim

Protestë gjithëpopullore në mbështetje të Haradinajt

21 Janar 2017 - 08:58      

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot organizojnë protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-kryeministrit, ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj gjatë një konferencë të mbajtur dje ka thënë se protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të fillojë në orën 13:00.

Sipas tij, nisja do të bëhet nga stacioni i autobusëve nga të gjitha komunat në ora 11:00. Ai përmendi gjithashtu se transporti është i siguruar për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj proteste.

Haradinaj është ndalur në Francë më 4 janar, në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2014. Lideri AAK-së pas daljes para trupit gjykues është liruar me kusht, por është i detyruar të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...