Edhe në Kosovë sot “gratë marshojnë” kundër dhunës seksiste

21 Janar 2017 - 08:45      

Edhe Kosova i bashkohet sot marshit botëror “Gratë Marshojnë”, i cili në Prishtinë po organizohet nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës. Nëpërmjet këtij marshi, ky rrjet i grave dënon përdorimin e gjuhës seksiste dhe denigruese ndaj grave nga politikanët kosovarë.

Sivjet marshi i dedikohet në mënyrë të veçantë kundërshtimit të gjuhës seksiste të përdorur nga presidenti Donald Trump. Këto marshe të organizuara në tërë botën, janë marshe solidariteti të inspiruara nga “Gratë Marshojnë” në Washington, për t’iu bashkuar iniciativës të quajtur “Marshi i Grave Botëror”.

“Edhe Kosova ende ballafaqohet me persona në pozitë të cilët vazhdojnë të përdorin gjuhë seksiste dhe denigruese ndaj grave. Përmes këtij marshi, RrGGK dënon rëndë përdorimin e gjuhës së tillë nga politikanët kosovarë, veçanërisht gjuhën ofenduese të përdorur së fundi ndaj Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ndaj zëvendëskryetares së Parlamentit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti. Liderët dhe politikanët, si përfaqësues të denjë të qytetarëve të Kosovës, duhet të jenë shembull i barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Andaj iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me ne në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne nuk do të ndalemi deri sa të gjitha gratë të gëzojnë barazi dhe harmoni në të gjitha nivelet e udhëheqjes në shoqëri. Të bashkuar, ne duhet të punojmë në mënyrë paqësore duke qenë të vetëdijshëm që nuk ka paqe të vërtetë pa drejtësi dhe barazi për të gjithë”, thuhet në komunikatën RrGGK.

Mbi treqind organizime të marsheve të tilla në 80 qytete nga 40 shtete të botës, do t’i bashkohen kësaj iniciaive.

“Gratë Marshojnë” u krijua si nevojë për të adresuar ofendimet, demonizimet, si dhe kërcënimet që u bënë gjatë ciklit të fushatës elektorale ndaj imigrantëve, myslimanëve, njerëzve me ngjyrë, me paaftësi, LGBTI, dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale. Përmes këtyre marsheve, do të jepet një mesazh i qartë për qeverinë e re të SHBA-ve dhe gjithë botën, që të drejtat e grave janë të drejta të njeriut.

Marshi fillon në ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...