Ministria subvencionoi me 200 mijë euro kompaninë që nuk plotësoi kriteret

21 Janar 2017 - 06:26      

Mbi 200.000 mijë euro subvencione për përpunim të qumështit dhe mishit i janë ndarë vitin e kaluar kompanisë “Calabrija” në Gjilan nga Ministria e Bujqësisë.

Ishte konstatuar se kjo kompani i ka 37 punëtorë të punësuar, një minifabrikë që merrej me përpunim të qumështit dhe mishit, e cila funksiononte për më shumë se dy vjet, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, pas hetimit që e ka zhvilluar Prokuroria Themelore në Gjilan, ka rezultuar se të gjitha këto të dhëna janë të pavërteta.

Dhe si rezultat i dyshimeve të ngritura, të premten Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të ministrisë dhe pronarin e kompanisë.

B.N., K.M. dhe N.V., dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse pronari i kompanisë “Calabrija”, Xh.S., dyshohet për mashtrim. Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, të katërve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...