Nishani uron Trumpin, ia garanton përkrahjen në luftën kundër ISIS-it

20 Janar 2017 - 20:09      

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me rastin e marrjes së detyrës, ku ka shprehur mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në mbështetje të shqiptarëve për më shumë se një shekull.

“Shkëlqesia juaj, inaugurimi dhe marrja e detyrës së Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më jep edhe njëherë kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’ju shpreh urimet më të mira e të sinqerta dhe t’ju uroj shumë suksese në përmbushjen e angazhimeve presidenciale”, ka shkruar Nishani në letrën e tij.

“Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka Shtetet e Bashkuara kanë bërë në mbështetje të shqiptarëve për më shumë se një shekull, si dhe bindjen se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të thellohet edhe më shumë gjatë presidencës suaj. Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë për Shqipërinë dhe shqiptarët mikun dhe partnerin kryesor strategjik dhe ju siguroj se shqiptarët do të vijojnë të jenë krah jush në realizimin e agjendës suaj kundër ISIS dhe terrorizmit ndërkombëtar, por edhe për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të agjendës euroatlantike. Me dëshirën për t’ju takuar në një rast sa më të parë, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...