Haradinaj: Me mendja isha në Washington, me trup në Francë në pritje të lirisë

20 Janar 2017 - 19:48      

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook, nga Franca, për ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump.

Ai thoshte se ka ftesë për pjesëmarrje në ceremonitë përcjellëse të inaugurimit të Presidentit, por iu pamundësua të jetë në SHBA pasi u ndalua në Francë më 4 janar nga një urdhër arrest që Beogradi e ka lëshuar përmes INTERPOL-it, në vitin 2004.

“Urime Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, urime Popullit Amerikan! Falënderime për Presidentin e deritashëm Obama dhe Administratën e tij, për gjithë mbështetjen për Kosovën dhe popullin e saj për këto tetë vjet! Jam i bindur se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump! Unë me zemër sot isha në Washington, ani se me trup në Francë e në pritje të lirisë që nuk tjetërsohet. Urime Amerikë!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj është liruar me kusht, dhe është i detyruar të qëndrojë në Francë deri në një vendim të ri të Gjykatës në Colmar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...