
20 Janar 2017 - 19:31
Kësaj radhe jo nga konkurrenca që vjen jashtë, por nga rrjetet tregtare më të mëdha në vend, e të cilat sipas përpunuesve, po u vendosin kushte të papërballueshme, raporton KTV.
Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit në Kosovë, Gani Durmishaj, ka thënë se marketet u vendosin kushte si formë haraçi.
Ai ka thënë se në vend janë 30 qumështore të licencuara që kanë një numër të madh të punësuarve dhe një numër të madh të fermerëve në këtë fushë.
I ashpër në lidhje me këto zhvillime negative ka qenë Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Ndërsa, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po pret Ligjin për Tregti të Brendshme.
Përpunuesit e qumështit apeluan edhe një herë te tregtarët që t’ia shpëtojnë këto investime industrisë së përpunuesve të qumështit, të cilat janë bërë deri më tani.
Problemet e qumshtarëve po rrezikojnë... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...