Gazetarja serbe që ishte në tren: Serbët nuk ishin të entuziazmuar [video]

20 Janar 2017 - 19:24      

Atmosfera brenda trenit të linjës Beograd-Mitrovicë, i cili u kthye mbrapsht të shtunën e 14 janarit pas mobilizimit të Policisë së Kosovës për ta ndaluar hyrjen e tij në Kosovë, duket të ketë qenë shumë më pak e gjallëruar nga sa ishte pandehur në publik.

Sanja Sovrliq, një gazetare e televizionit Mir nga Leposaviçi, e cila ishte në mesin e udhëtarëve që kishin qenë brenda trenit, ka thënë në një intervistë për emisionin COSMO të KTV-së, se serbët nuk ishin të entuziazmuar me pamjen e brendshme të trenit, duke aluduar në ikonografinë ortodokse serbe me të cilën ishin veshur muret e brendshme të trenit.

Po ashtu, në gjykimin e Sovrliq, serbët e Kosovës nuk ishin të mahnitur me pamjen e trenit që dështoi të hynte në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...