20 Janar 2017 - 19:20
Po ashtu, në takimin mes dy ministrave është diskutuar edhe për rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe mbështetjen e Francës për lobim për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, transmeton KTV.
Hoxhaj ka thënë se së shpejti do të organizohet një forum i përbashkët ekonomik mes dy vendeve ndërsa është shprehur optimist për lirimin e tij të shpejtë.
“Pata një takim shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, me të cilin biseduam si të lëvizim prej një bashkëpunimi të shkëlqyer politik në atë ekonomik. U pajtuam për një forum ekonomik të përbashkët që do të mbahet së shpejti. Franca do ta mbështesë Kosovën në shumë fusha, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që biseduam edhe për rastin e ndalimit të ish-kryeministrit Haradinaj. Jam optimist se ai do të lirohet së shpejti”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...