Kryetari i sapozgjedhur i Gjykatës së Apelit mohon afërsinë me PDK-në [video]

20 Janar 2017 - 19:24      

Në një bisedë të deputetit të PDK-së, Adem Grabovci dhe avokatit Idriz Ibraj, po përmendej emri i kryetarit të sapozgjedhur të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Biseda është e vitit 2011, derisa vet kryetari Shala ka pranuar në një intervistë për KTV-në se Grabovci e Ibraj kanë qenë duke biseduar për të.

“Po, unë e njoh Idrizin, e njoh edhe Ademin e edhe shumë njerëz të partive tjera politike”, ka thënë Shala.

Por Shala mohon çdo mundësi që veprimet e tij në karrierën prej gjyqtari të jenë ndikuar nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Unë nuk jam zgjedhur në atë pozitë dhe as nuk kam kërkuar kurrë nga askush të më ndihmojë që të zgjidhem. Ato çka kanë biseduar mes vete janë çështje të tyre sepse edhe Idrizi dëgjohet duke thënë se e ka parë në gazetë emrin tim e jo që unë kam kërkuar”, ka thënë ai.

Në mandatin e tij 4-vjeçar, Shala premton se do të provojë të ulë numrin e madh të lëndëve, që thotë se në punë tani janë 10 mijë lëndë të pazgjidhura.

Por, kjo mendon se mund të zgjidhet me rritjen e numrit të gjyqtarëve, për çka ka thënë se do të kërkojë hapjen e konkursit edhe për 10 gjyqtarë tjerë.

Shala zuri vendin e Sali Mekajt që dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Gjykatës së Apelit, për shkak të ballafaqimit të tij me drejtësinë.

Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, derisa gjykimi ndaj tij vazhdon të zhvillohet me dyer të mbyllura.


Kryetari i sapozgjedhur i Gjykatës së Apelit... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...