Qytetarët e Mitrovicës thellë të zhgënjyer, sot ishte afati kur duhej liruar ura [Video]

20 Janar 2017 - 19:09      

Qytetarët e Mitrovicës së Jugut janë thellë të zhgënjyer me institucionet e vendit.

Ky është afati i dytë i përcaktuar për hapjen e urës, e që nuk është përfillur, raporton KTV.

Për këtë, sipas qytetarëve, fajtore është ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Të tjerë thonë se janë lodhur duke pritur që situata t’i kthehet normalitetit.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, që ishte optimiste se kjo urë sot do të ishte e lirë, ka thënë se zhvillimet negative të nxitura nga Serbia në Kosovë, kanë ndikuar në vonesat e zbatimit të marrëveshjeve, në veçanti të hapjes së urës së Ibrit.

Përmes një komunikate për media, Tahiri ka thënë se tensioni i kohëve të fundit, ka ndikuar që Bashkimi Evropian, ta shtyjë hapjen pas rivitalizimit të urës, derisa murin ka premtuar ta heqin institucionet e Kosovës.

Ndërkaq, opozita në Mitrovicë, një pjesë të fajit ia hedh edhe kryetarit të komunës Agim Bahtiri.

Por, kryetari Bahtiri është i bindur se shumë shpejt muri do të rrënohet dhe ura do të jetë e lirë për qarkullim.

Derisa zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se BE-ja vazhdon bisedimet me dy palët që të gjendet, siç ka thënë ajo, zgjidhje e pranueshme për të gjitha çështjet lidhur me punimet në urë.


Shkelet edhe një afat për hapjen e urës... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...