20 Janar 2017 - 19:02
“Roli i presidentëve amerikanë ka qenë vital për Kosovën dhe qytetarët e saj, gjatë tri dekadave të fundit. Presidenti George H. W. Bush, në vitet '90, i vuri Vijën e Kuqe regjimit kriminal të Millosheviqit për Kosovën. Gjatë presidencës së Presidentit Bill Clinton, Kosova u çlirua. Presidenti George W. Bush dha kontribut esencial për pavarësimin e Kosovës. Administrata e Presidentit Obama, nën kujdesin e veçantë të zëvendëspresidentit Biden, e kishte në vëmendje të politikës së jashtme Kosovën”, ka kujtuar Mustafa.
“Jam plotësisht i bindur se Presidenti Trump me lidershipin e tij, do përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë. Qeveria dhe populli i Kosovës janë jetësisht të përkushtuar për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e bartur me krenari epitetin e ‘popullit më proamerikan në glob’”, ka shkruar më tej ai, duke uruar edhe në anglisht presidentin e ri amerikan. “Congratulations Mr. President Donald J. Trump!”
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...