Thaçi – Trumpit: Bashkëpunimi strategjik Kosovë - SHBA duhet të qëndrojë i fuqishëm

20 Janar 2017 - 18:45      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pak minuta pasi ai u betua.

“Urime Presidenti Trump. Bashkëpunimi strategjik ndërmjet Kosovës e SHBA-ve duhet të qëndrojë i fuqishëm si gjithmonë, katër vitet e ardhshme”, ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter.

Trump u betua pak minuta më para, duke u bërë kështu presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Ndërkohë, përmes një komunikate zyrtare Presidenca ka paraqitur urimin e Thaçit për presidentin amerikan, Donald Trump, për marrjen e detyrës.

“Ju uroj për detyrën e re, Shkëlqesia Juaj, president Trump. E mirëpresim energjinë dhe pasionin që keni dëshmuar për përgjegjësinë tuaj në krye të shtetit”, është shprehur presidenti Thaçi në urimin e tij.

“Kosova i ka gjithmonë sytë e drejtuar nga Uashingtoni. Jemi krenarë që ndajmë të njëjtat vlera, prioritete dhe aspirata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë në urimin e tij presidenti Thaçi.

“Kemi konsensus të plotë në Kosovë për miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për marrëdhëniet tona speciale”, theksoi presidenti Thaçi, i cili shtoi se “i gëzohemi mundësisë që të zhvillojmë tutje këtë miqësi me juve president Trump”.

Presidenti Thaçi është kthyer nga një vizitë zyrtare në SHBA, javën e kaluar, ku ka takuar zyrtarët më të lartë të SHBA-së, përfshirë edhe ata të ekipit të presidentit Trump.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...