Meta në SHBA për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me Shqipërinë

20 Janar 2017 - 18:15      

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvillon një takim me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Ed Royce.

Në vijim të agjendës së takimeve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit në një takim nga kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Ed Royce.

Pasi e falënderoi për ftesën, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e uroi Ed Royce për rizgjedhjen e tij. Meta në takim theksoi rëndësinë e një partneriteti ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke nënvizuar se: “Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj me SHBA-të. Shqipëria është dhe do të jetë aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane në Ballkan është jetike për stabilitet dhe siguri”.

Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Ed Royce ndau bindjen e përbashkët me Meta se aleanca solide SHBA-Shqipëri duhet forcuar më tej në përballje të sfidave të përbashkëta globale e rajonale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...