Zv.kryeministri Kelmendi si në fushatë, premton vende pune e prezanton fillimet e karrierës së tij

20 Janar 2017 - 17:26      

Si në fushatë elektorale, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka mbajtur një ligjëratë me studentë e një kolegji privat. Aty ka premtuar vende të reja pune, derisa ka bërë edhe një prezantim për fillimet e karrierës së tij.

Zyra e zëvendëskryeministrit Kelmendi ka njoftuar se ai ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Kolegjit Universum në Prishtinë.

“Fillimisht, zëvendëskryeministri Kelmendi ka inkurajuar studentët e kolegjit që të arrijnë synimet e tyre, të jenë kreativë, por gjithashtu sa më pragmatikë përballë kërkesave dhe nevojave të shoqërisë si tërësi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Qeveria e Kosovës është mjaft e përkushtuar për hapjen e vendeve të reja të punës, e po ashtu po krijon klimë të volitshme që të rinjtë të kenë lehtësira në të bërit biznes në vitet vijuese.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për investitorët e jashtëm, por edhe të brendshëm, në veçanti për të rinjtë që sapo kanë përfunduar studimin, duke i mbështetur me legjislacion të nevojshëm dhe krijimin e fondit për garantimin e kredive në të gjitha bankat e Kosovës”, citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Kelmendi, duke ftuar studentët që të marrin pjesë në fondin për garantimin e kredive, sidomos ata studentë që kanë afinitet të afaristit.

“Duke folur para studentëve për procesin e finalizimit të pakos së dytë fiskale, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se me pakon e dytë fiskale të gjithë prodhuesit në Kosovë do të jenë të barabartë, dhe siç tha ai, me pakon e re parashihet rritje deri në 30 për qind të sektorit prodhues”, thuhet në njoftim, përcjell koha.net. “Para studentëve të Kolegjit Universum, zëvendëskryeministri Kelmendi bëri një prezantim të shkurtër të fillimeve të karrierës së tij, por edhe për sfidat nëpër të cilat ka kaluar për t’u ngjitur shkallëve të suksesit”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...