Dialogu i rëndësishëm, por Serbia s’po i respekton marrëveshjet, thotë Tahiri

20 Janar 2017 - 14:48      

Në kohën kur janë shtuar zërat për ndërprerjen dhe ndryshimin e formatit të dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ministre për Dialog, kundër të cilës po ashtu ka kritika të fuqishme, ka dalë me një deklaratë për shtyp në të cilën ajo ka thënë gjëra tashmë sa herë të dëgjuara: Dialogu është i rëndësishëm, por Serbia nuk po i respekton marrëveshjet, transmeton Koha.net.

Në këtë deklaratë Edita Tahiri, ndër të tjera ka thënë:

“Zhvillimet negative të kohëve të fundit të nxitura nga Serbia në Kosovë kanë pasur për pasojë ndikimet në vonesat e zbatimit të marrëveshjeve, në veçanti të hapjes së urës së Ibrit e cila pas revitalizimit që është bërë është dashur të hapet sot më 20 janar 2017, mirëpo zhvillimet negative dhe tensionimet kanë bërë që Bashkimi Evropian i cili është autorizuar të bëjë hapjen, ka shtyrë inaugurimin për arsyet e lartë përmendura.Po ashtu edhe marrëveshja për drejtësinë e cila është dashur të zbatohet me datën 10 janar 2017, është duke u vonuar për arsye të këtyre zhvillimeve. Tahiri thotë se të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë janë bërë nga ana e Kosovës dhe zbatimi ka qenë i mundur sipas datës së paraparë, mirëpo, edhe ky proces i vonesave duhet parë në kontekstin e tensionimeve të fundit.
Ajo më deklaroi se javëve të fundit Serbia ka bërë provokime të njëpasnjëshme me qëllim të destabilizimit të situatës në Kosovë dhe rajon dhe provokimet kanë qenë edhe të përmasave dramatike që përbejnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal. Këto provokime, siç i thekson Tahiri, janë treni ilegal, muri ilegal dhe fletarrestet ndaj luftëtarëve të UÇK-së, më këtë rast të z. Ramush Haradinaj.
Tahiri shton se është duke bërë përpjekjet maksimale për të larguar tensionet dhe për t’i hap rrugë vazhdimit të zbatimit të marrëveshjeve.
Dialogu i Brukselit ka rëndësi të madhe sepse po mundëson shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, integrimin e minoritetit serb në sistemin shtetëror të Kosovës, ka thënë ndër të tjera Tahiri”.
Deputetja e LDK –së në Kuvendin Kosovës, Melihate Tërmkolli kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Edita Tahirit nga posti në Qeveri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...