Austria e gatshme për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën

20 Janar 2017 - 14:23      

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë, me ç’rast u bisedua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin austriak rreth veprimeve të ndërmarra nga Qeveria me qëllim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në vend. Po ashtu, shprehu falënderimin e saj për Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), e cila po mbështet në vazhdimësi zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Në anën tjetër, ambasadori Pfandler e njoftoi ministren rreth aktivitetit të kompanive austriake në Kosovë dhe theksoi që këto kompani janë duke operuar me sukses. Gjithashtu, ambasadori austriak shprehu gatishmërinë e tij për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...