Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme

20 Janar 2017 - 14:07      

Situata e sigurisë në vend, është e qëndrueshme, derisa institucionet e sigurisë, janë në nivel të detyrës ka thënë kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë kosovare të Inteligjencë, Haxhi Shala, pas mbledhjes së komisionit, para së cilit ka raportuar drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, raporton KTV.

Ndërsa i pyetur se a ka informacione se mund të ketë provokime të radhës nga ana e Serbisë ai tha se AKI është në shërbim të kryerjes së detyrës që ka, pasi që Serbia nuk do të ndalet me skenarë të tillë.
Ndërsa sa i përket rrëzimit të murit dhe informatat që ata kanë për provokime të mundshme ai tha se mund të ketë provokime, por jo të përmasave të mëdha. Edhe anëtarja e komisionit Aida Dërguti tha se nga informacionet e marra nga drejtori i AKI-së, situata e sigurisë është e qëndrueshme dhe se institucionet e sigurisë janë në gatishmëri..

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...