20 Janar 2017 - 13:57
Ato i kanë rezistuar kohës dhe sot kanë mbetur si dëshmi historike që u shërbejnë vizitorëve,turistëve të historisë dhe monumenteve të kulturës.
Një vepër e tille ndodhet në fshatin Bradashesh dhe ka shërbyer si hamam.
Stacioni “Ad kuintum” ose stacioni i pestë, njihet si stacioni i rrugës Egnatia.
Kjo banjë e njohur ndryshe si,hamam është ndërtuar përgjatë rrugës Egnatia për ti shërbyer qytetarëve edhe si stacion pushimi. Ai, është ndërtuar në fundin e shekullit të II –të të erës sonë.
Në këtë banjë kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen,për zjarrin e pastërtinë.Rruga-Egnatia-200x150
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX –të gjatë kohës së regjimit komunist, këto banja u mbyllën, dhe në vitet e fundit të shekullit të XX – të, ato që i qëndruan kohës, ruhen si objekte historike e monumente kulture.
Rreth këtyre banjave, pikërisht në fshatin Bradashesh janë ndërtuar shumë shtëpi, duke krijuar lagjen që mori emrin “ Stacioni i Rrugës Egnatia”.
Tashmë këto banja thuajse kanë dalë jashtë funkisonimit dhe kanë mbetur veç muret dhe gurët e fortë që i rrethonin. Sot,ato tërheqin turistët kurioz që interesohen për historikun e kësaj rruge të gjatë,që zinte fill nga Roma e përfundonte në Kostandinopojë.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...