MI: Rrugët e vendit të kalueshme

20 Janar 2017 - 13:18      

Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një njoftimi për media bën të ditur se rrugët në tërë vendin vazhdojnë të mirëmbahen dhe pastrohen pa ndërprerë. Rëndësi e veçantë u është kushtuar rrugëve në zonat e thella malore, në veçanti në qendra t e turizmit dimëror, transmeton Koha.net.

“Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipet mbështetëse të MI-së, në koordinim me kompanitë e kontraktuara nga MI, po i mirëmbajnë dhe pastrojnë rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin, duke bashkërenduar aktivitetet edhe me ekipet lokale në një numër komunash, si ndihmë shtesë në disa zona të thella malore, ku ka sasi më të mëdha të borës”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.

Po ashtu, sipas kumtesës, ekipet e MI-së po bashkëpunojnë edhe me Policinë e Kosovës, për të rritur sigurinë në komunikacion, duke marrë masa të largimit nga komunikacioni të automjeteve pa pajisje të nevojshme dimërore për udhëtim, të cilat rrezikojnë dhe bllokojnë komunikacionin dhe pengojnë kompanitë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...