20 Janar 2017 - 13:16
Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati tha se nesër do të organizohet një protestë për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe në mbrojtje të gjeneralit. Ai i ka bërë ftesë të gjitha partive politike që të marrin pjesë në këtë protestë.
Kurse, kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se Haradinaj nuk është emër i zakonshëm, pasi ai është një gjeneral.
Ai kërkoi që të kundërshtohen fuqishëm provokimet e shumta nga Serbia.
“Ju bëjmë thirrje që të dalin në mbrojtje të gjeneral, Ramush Haradinajt”, tha Jashari.
Kryetari i shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, duke dhënë detaje për protestën, tha se ajo do të fillojë në orën 13:00, kurse, nisja nga të gjitha komunat do të bëhet në ora 11:00 nëpër stacionet e autobusëve të secilës komunë. Ai përmendi se transporti është i siguruar për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.
Protesta është paraparë të zgjatë një orë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...