Kosova bëhet gati për Forumin e bashkëpunimit ekonomik me Italinë

20 Janar 2017 - 11:49      

Prishtinë, 20 janar - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kelmendi u njoftua nga drejtori Mustafa për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë, më 31 janar 2017.

Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi se bashkëpunimi me Italinë dhe pjesëmarrja sa më e madhe e bizneseve kosovare në këtë forum është mundësi e mirë për tërheqjen e investimeve italiane në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, tha se po bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura për Forumin Ekonomik.

Duke parë këtë si një mundësi të mirë të bashkëpunimit të ndërsjellë, Mustafa ftoi të gjitha bizneset e Kosovës që të jenë pjesëmarrëse në takimin me bizneset italiane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...