Në Francë nesër protesta në mbështetje të Haradinajt

20 Janar 2017 - 09:03      

Nesër në Colmar, Francë do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca.

Shoqëria “Lëvizja” e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij.

Kjo shoqëri nëpërmjet një komunikate thotë se e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste.

Protesta mbahet të shtunën duke filluar nga ora 14:00 në këtë adresë: 9 Avenue Raymond Poincare 6800 Colmar – France”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...