Deklaratat e Mustafës se muri do të rrënohet s’e bindin deputeten Tërmkolli

19 Janar 2017 - 23:53      

Melihate Tërmkolli ka shfaqur dilema se do të rrënohet së shpejti muri në Mitrovicë.

Deputetja e LDK-së ka akuzuar qeverinë se nuk po vepron për rrënimin e këtij muri, por vetëm po thotë se do të zbatohet ligji.

Ajo në Interaktiv të KTV-së ka akuzuar ministren për Dialog Edita Tahiri duke thënë se ajo ka dhënë deklarata absurde lidhur me murin.

“Në rrethanat e reja, problemi po e zë problemin. Rasti i arrestimit të Ramush Haradinajt, muri e treni, sikur po ka vështirësi të kthehemi prapa. Ka vështirësi të merren hapa ndaj murit, ndërsa më lehtë do të merrej më parë kur flisnim menjëherë pas ndërtimit. Ende nuk dihet qartë a është pjesë e marrëveshjes apo jo. Nëse kemi deklarim të ministres se vetëm kemi pa që muri është ndërtuar, është tepër absurde - e tejkalon absurditetin. Kemi edhe dokumente që dolën që konfirmuan se zonja Tahiri ishte në dijeni të plotë për murin dhe tha jo jemi marrë vesh për një metër, jo për shkallë. Kjo duhet të sqarohet përfundimisht”, ka thënë ajo.

Sipas saj, deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa se do të veprohet me ligj për rrëzim të murit, nuk janë bindëse.

Ajo thotë se ka dilema se a do të rrënohet ky mur apo jo, pas situatës së fundit pas retorikës nacionaliste nga Serbia.

“Ne kemi deklaratën e kryeministrit që do të veprojmë me ligj, por ligji nuk vepron vetë. Nëse nuk ndërmerr masa aktive, ligji mbetet vetëm letër. Duhen veprime aktive në zbatim të ligjit. Nuk po ndodhin, dhe kam dilema që pas kësaj situate a do të ndodhin në të ardhmen e afërt a po jo. Mund të mos rrënohet”, është shprehur Tërmkolli duke shtuar se qeveria po tregohet e ngathët dhe po i mungon transparenca.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...