Tërmkolli kërkon urgjent shkarkimin e Edita Tahirit [video]

19 Janar 2017 - 23:45      

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar shkarkimin urgjent të ministres për Dialog, Edita Tahiri.

Në Interaktiv të KTV-së, ajo ka thënë se bisedimet e Kosovës me Serbinë nuk kanë sjellë asnjë efekt pozitiv në normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, duke thënë se “Tahiri është shpenzuar në këtë proces”.

“Mendoj se pas gjithë këtyre sulmeve, madje edhe po të ishin këto arsye, Kosova ka pasur shumë arsye tjera që të ridizajnojë dialogun me Serbinë. Nëse është menduar si dialog për normalizim, ai është shndërruar në dialog që ka sjellë përfitime kryesisht për Serbinë dhe dialog që ka ndërhyrë në rregullimin e brendshëm kushtetues në Kosovë”, ka thënë Tërmkolli, përcjell Koha.net. “Në këtë drejtim mendoj se urgjentisht si hap i parë duhet të largohet Edita Tahiri. Të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani e kanë dëmtuar Kosovën. Nuk mundet Kosova ta lë fajin në duart e Editës”, ka thënë më tej ajo.


Tërmkolli kërkon urgjent shkarkimin e Edita... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...