Foto ilustrim

Zgjerohet bojkoti i reformës elektorale të presidentit

20 Janar 2017 - 07:21      

Është zgjeruar bojkoti i procesit të reformës zgjedhore të iniciuar në fundvit nga presidenti Hashim Thaçi. Veç opozitës, atë kanë nisur ta braktisin edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Driton Selmanaj është drejtor ekzekutiv i organizatës Demokracia Plus, shkruan sot Koha Ditore. Ai ishte mes të ftuarish në forumet që presidenti i kishte organizuar në lidhje me këtë reformë e ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të subjekteve politike, të institucioneve e të shoqërisë civile.

Selmanaj ka marrë pjesë në takimet e para, por ka thënë se më nuk do t’u përgjigjet ftesave të presidentit.

Rreth tre muaj më parë, presidenti Thaçi ka iniciuar reformën elektorale, proces në të cilin opozita ka refuzuar të përfshihet. Deri tash, janë mbajtur dy takime konsultative për ndryshime të legjislacionit zgjedhor. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...