Prokuroria mbyllet për media dhe shoqëri civile

20 Janar 2017 - 06:51      

“...është e shtata herë që po ju shkruajmë brenda dy muajve dhe nuk kemi marrë ende përgjigje. Ju lutem na tregoni arsyen se ku qëndron problemi?”, përfundon njëri nga e-mailat të dërguar në Prokurori të Shtetit në fillim të muajit dhjetor nga “Koha Ditore”.

Po bëhen edhe dy muaj të tjerë që kur është kontaktuar Prokuroria rreth çështjes së caktuar (të njohur për gazetën e Prokurorinë) dhe ende nuk është ofruar ndonjë përgjigje. As rreth rastit dhe as për arsyen e moskthimit të saj.

Ky është vetëm njëri ndër dhjetëra raste të tjera, të adresuara nga gazetarët brenda vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij, e që vazhdojnë të mbesin pa përgjigje.

Po për kaq raste të tjera Prokuroria ka ofruar përgjigje gjysmake, të tërthorta duke iu ikur pyetjeve konkrete, në atë formë që kanë pamundësuar trajtimin e tyre.

Për tri raste brenda vitit të kaluar gazeta ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare, mirëpo për asnjërin prej tyre nuk është mundësuar një gjë e tillë, me gjithë faktin që qasja garantohet me ligj.

Kjo situatë ka vështirësuar punën e gazetarëve, jo vetëm të atyre në “Kohë Ditore”, por edhe të mediumeve të tjera. Si pasojë, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke paralajmëruar ndërmarrjen e hapave pas ankesave të gazetarëve. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...