19 Janar 2017 - 21:12
Duke e theksuar se kjo ishte deri në vitin 2010, Buja në Rubikon të KTV-së, theksoi se pasojat e atyre vendimeve shihen sot.
“Dy liderët tuaj kanë qenë alfa dhe omega të vendimmarrjes në PDK. Po kanë qenë deri në 2010-n, por pasojat nuk janë sotit. Kur Shukri Buja në Këshill Drejtues ka kërkuar që të mos mashtrohet popullata dhe t'ju thuhet që po bëhet decentralizimi i pushtetit por po bëhet riorganizimi i territorit nëpër komunat serbe, të njëjtët kanë qenë alfa dhe omega bashkë me Hashim Thaçin, kanë qenë Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi”, ka thënë Buja, përcjell Koha.net. “Po ashtu, kur kanë vazhduar bisedimet në Vjenë, kanë qenë alfa dhe omega kanë qenë liderët e tij. Kur flas për pasojat e planit të Ahtisaarit kanë qenë deputetët që sot janë në Vetëvendosje”, ka thënë Buja.
E për këtë, Sveçla i tha Bujës se ata deputetët e kanë pranuar gabimin dhe kjo është arsyeja e anëtarësimit në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ata e kanë pranuar gabimin dhe kanë ardhë në Vetëvendosje. Pranojeni edhe ju gabimin dhe hajdeni në Vetëvendosje”, iu kundërpërgjigj Sveçla.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...