Debatin për aktivistët e arrestuar të VV-së Beqiri e quan ndërhyrje në drejtësi

19 Janar 2017 - 20:13      

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvend për arrestimet e aktivistëve të LVV-së, tha se edhe ky debat është ndërhyrje në institucionet e drejtësisë.

“Paraqitja e mocionit është drejtë, por teksti është tejet i një anshëm”, tha Beqiri dhe shtoi se nuk mund të mohojmë faktin se Qeveria është djegur disa herë nga aktivistë të tyre me koktej molotovi.

“Disa herë edhe kryeministri është sulmuar, në kuvend dhe në shtëpi. U sulmuan ministra, zv.ministra dhe të tjerë, u thyen vetura. Realisht në oborr timin më është djegur vetura zyrtare. Edhe unë jam i pa kënaqur që nuk është zbuluar deri më tash rasti im, por nuk jam ai që e nguti procesi. Tërë atë qe kemi përjetuar me muaj, nuk mundem ta përshkruaj të tërën. Sjellja e opozitës, e deputetëve ka qenë tejet e keqe dhe i ka dhënë një imazh tepër të keq vendit. Këto rezolutë nuk e përkrahim, sepse është ndërhyrje në institucionet e drejtësisë”, tha Beqiri, raporton KosovaPress.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...