Konjufca thotë se arrestimet e aktivistëve kishin për qëllim që LVV-së t’i vihet etiketa terroriste

19 Janar 2017 - 19:56      

Deputetët po vazhdojnë debatin sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë, lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Konjufca ka theksuar se kanë kaluar prej 2 muaj e gjysmë dhe vërehet se qeveria ka pasur, siç tha ai një qellim për të sabotuar mbajtjen e këtij diskutimi në Kuvendin e Kosovës.

“Unë mendoj se ekziston një projekt i pushtetit në raport me subjektin më të madh të pushtetit, ky projekt është që LVV të largohet nga skena politike dhe të shpallet si organizatë terroriste, dhe kjo po vazhdon. Kjo përpjekje e Qeverisë është kristalizuar dhe ka marr formë konkrete më 28 nëntor të vitit 2015, ka marr vendim që zyrat e LVV të thyhen nga njësitet antiterroriste dhe kanë hyrë në LVV me një brutalitet të madhe, duke shkaktuar lëndime, rrahje, duke filluar prej aktivistit, siç është Sami Kurteshi. Ky njësit përdoret vetëm për antiterrorizëm. Përdormi i njësive FIT, nuk përdoren gjithkund, ato përdoren vetëm në raste të veçante, vetëm në LVV është përdorur”, tha Konjufca.

Ai pyeti se pse ndodhi kjo? Sipas tij kjo ndodhi sepse kundërshtimi demarkacionit dhe asociacionit e binden pushtetin se duhet me ndërmarr masa të jashtëzakonshme, që me zhvendosur LVV-në përtej rrafshit politik.

“Ndalimi dhe arrestet shtëpiake, kështu kronologjikisht vijmë tek sulmi ndaj Kuvendit më 4 gusht. Pushteti te ky sulm e ka pa një rast të jashtëzakonshëm që me ia veshë LVV-së. Pas kësaj date është vazhduar duke u arrestuar 6 aktivistë”, tha Konjufca dhe shtoi se prej atij momenti, prokuroria ka dështuar që të argumentojë se këta aktivistë janë sulmues.

“Fornenzika konstaton se kjo nuk ka lidhje më këtë ngjarje. Edhe AND, duke filluar prej flokëve. Asnjeri prej këtyre të identifikuar me antena të PDK-së, nuk figuron se kanë qenë në këto lokacione. … Aktakuza është për t’ia mëvesh, me i mbetur një etiketë që LVV është terroriste. Ka pasur edhe sulme pas kësaj date, policia nuk e ka arrestuar askënd për rastin e RTK-së dhe drejtorit”, tha Konjufca.

Ai pohoi se kanë fakte nga burime të brendshme në drejtësi, ku siç tha ai Policia hetuese hyn në zyre të prokurorit për të kërcënuar me i shtyrë lëndët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...