Sindikata s’do ta pranonte zbritjen e pagës së policëve [video]

19 Janar 2017 - 19:23      

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, qysh në fillim të vitit, u përballën me një operacion të rrezikshëm.

Gatishmërinë dhe rrezikshmërinë, ata e kanë treguar në vazhdimësi, dhe kjo gjë edhe është vlerësuar lart nga institucionet e Kosovës.

Por, në Projekt-Ligjin për pagat që është aprovuar nga Qeveria, nuk është bërë një vlerësim i tillë.

Për këtë edhe ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës, duke thënë se ulja e pagave për punonjësit e këtij institucioni, është e papranueshme.

Valbona Kamberi, kryetare e Sindikatës së Policisë së Kosovës, kërkon që pjesëtarët e Policisë të llogariten njëjtë sikurse ata të FSK-së.

Megjithatë, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka siguruar se pagat e policëve nuk do të zbriten, derisa ka përmendur rritjen e pagesave për rrezikshmëri.

Edhe më herët Sindikata e Policisë së Kosovës, është ankuar për kushte të punës dhe mungesë të disa elementeve bazë.


Sindikata s’do ta pranonte zbritjen e pagës së... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...