Rusia me plane të reja për Kosovën [video]

19 Janar 2017 - 19:24      

Një eksperte e njohur dhe mjaft e respektuar britanike, Mary Dejevsky, mendon se Rusia po e afron idenë e njohjes së pavarësisë së Kosovës si pjesë e arritjes së një marrëveshjeje më të gjërë mes Moskës dhe Uashingtonit kur Donald Trump të marrë në duart e tij frerët e kombit amerikan.

Dejevsky, ish-korrespondente në Moskë dhe Uashington, shkruan aktualisht për “The Guardian”, ndërsa është edhe anëtare e “Think Tank”-ut anglez, Chatham House.

“Balkaninsight” thotë se komentet e saj, të bëra për revistën “Tablet”, janë një reflektim mbi pasojat e mundshme të një takimi të mundshëm e të shumëpërfolur Trump-Putin.

Miliarderi e ka shprehur në disa raste dëshirën për t’u takuar me kreun e shtetit rus pas betimit si presidenti i 45-te i Shteteve të Bashkuara dhe vendosjes së marrëdhënieve amerikano-ruse në një kurs të ri.

Dejevsky takohet rregullisht me liderët e Kremlinit përmes grupit ndërkombëtar Valdai. ajo mendon se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një serie veprimesh që synojnë mbylljen e ngërçeve diplomatike të pas Luftës së Ftohtës dhe përmirësimin e relatave mes dy fuqive të mëdha. Në shkrimin e saj, Dejevsky thotë se Putin po investon shumë në afrimin me administratën e re amerikane, ndaj dhe pak gjasa ka që ta lërë t’i shpëtojë nga duart mundësia e një marrëveshjeje me të, përcjell TCH.

Shumë vende perëndimore, me Shtetet e Bashkuara në krye e kanë njohur prej kohësh pavarësinë e Kosovës, por mjaft të tjerë, mes të cilëve Serbia vetë, Rusia, Kina, e pesë anëtare të BE-së, nuk e kanë hedhur ende këtë hap.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...