Më 2017-n Kosova do të harxhojë 83 milionë euro për paga [video]

19 Janar 2017 - 19:16      

Paqartësive dhe shqetësimeve të ngritura nga kategori të ndryshme lidhur me Projektligjin për Paga, është munduar t’u japë fund ministri i Financave, Avdull Hoti.

Në konferencën e thirrur vetëm për këtë çështje, Hoti ka siguruar mbi 80 mijë persona, të cilët paguhen nga buxheti i vendit, se nuk do t’iu zbritet paga.

Sipas Hotit, buxheti për paga për vitin 2017 në total është 83 milionë euro, dhe sipas tij me këtë shumë do të ketë vetëm rritje të pagave, e assesi zbritje.

Ai ka shtuar se me këtë projektligj, do të bëhet vetëm nivelizimi i pagave, ngase sipas tij, deri tash për punën e njëjtë një zyrtar me funksion të njëjtë në një institucion është paguar më shumë, ndërsa në një tjetër më pak.

Pagat do të harmonizohen edhe në mes të Agjencive të ndryshme të Pavarura.

Ndërsa, sa i përket stafit diplomatik, Hoti ka thënë se të gjithë ambasadorët do ta kenë rrogën bazë të njëjtë pastaj varësisht se në cilin shtet veprojnë do t’u përcaktohet edhe shuma shtesë.


Më 2017-n Kosova do të harxhojë 83 milionë euro... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...