19 Janar 2017 - 19:14
Deputeti i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi, i cili ka iniciuar interpelancën, ka përmendur një varg çështjesh, e ndër të tjera ka thënë se në Kosovë nxënësit mësojnë me libra antikushtetues.
Ai po ashtu ka thënë se mësimdhënësit duhet të jenë të kujdesshëm në mësimdhënie, derisa prindërit patjetër t’u kërkojnë më shumë llogari mësimdhënësve.
Për rreth 20 minuta, ministri Bajrami u mundua të japë sqarime se ai së bashku edhe me Qeverinë e Kosovës janë duke punuar shumë që të krijojnë strategji të duhura për të ndryshuar këtë ngecje në arsim, duke iu referuar kështu edhe ndryshimeve kurrikulare.
Bekim Haxhiu, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, i doli në krah bashkëpartiakut të tij, duke thënë se ka pasur edhe sukses gjatë reformave në arsim.
Në fund, në Kuvend është paraqitur edhe një rezolutë e hartuar nga Lëvizja Vetëvendosje me gjithsejtë 12 pika por nuk është votuar në mungesë kuorumi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...