19 Janar 2017 - 19:08
Të paktën kështu paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni. Thotë se për këtë do të gjinden edhe mjetet financiare.
Megjithatë, Hyseni nuk përcakton një datë se kur mund të blihen helikopterët, ngase në buxhetin e këtij viti nuk figuron ky shpenzim, raporton KTV.
Kërkesë të tillë kishte bërë edhe anëtarja e Komisionit Parlamentar për Siguri nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.
Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi thotë se nuk ka ekzistuar gatishmëria e qeverisë për ta pajisur me helikopterë Policinë e Kosovës.
Kritikë ndaj qeverisë u shprehën edhe deputetë të AAK-së dhe Nismës. Thonë se policia e ka njësinë ajrore të përgatitur për t’i shfrytëzuar këto mjete.
Vitin e kaluar, Policia e Kosovës kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës 38 milionë euro për t’u pajisur me helikopterë, sigurimin e pilotëve dhe mirëmbajtjen e tyre.
Por, kjo nuk ishte përfshirë në buxhetin e vitit 2017.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Hyseni thotë se institucionet e sigurisë do të... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...