19 Janar 2017 - 17:42
Për këtë Projektligj pati pajtueshmëri nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Ministri i MPB-së Skënder Hyseni i cili ka prezantuar këtë projektligj njoftoi se 260 mijë armë të paligjshme janë në duar të personave civilë të qytetarëve të Kosovës, ndërsa kanë qenë mes 310-340 mijë.
Ai tha se çdo i shtati qytetar i Kosovës posedon armë pa leje, ndërsa vetëm brenda një viti policia konfiskon 1 mijë 200 armë.
Hyseni konsideron se përmes amnistisë qytetarët mund të dorëzojnë armët e paligjshme dhe sipas tij për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, kjo çështje përfundimisht duhet të rregullohet me ligj.
Ka kaluar edhe ligji për Automjetet, si dhe ai për Akademinë e Drejtësisë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...