19 Janar 2017 - 17:02
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar se gjeneralit Dikoviq ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me KFOR-in, dhe se kjo është e karakterizuar me një shkallë të lartë të besimit reciprok dhe profesionalizmit. Ai përsëriti se “Ushtria e Serbisë, në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe Marrëveshja Ushtarake Teknike, KFOR-i shihet si forca kryesore për ruajtjen e sigurisë në Kosovë”.
Sipas njoftimit, që përcjell FoNet, duke shprehur shqetësimin me situatën e krijuar me trenin serb që synonte të hynte në veri të Kosovës, Dikoviq ka thënë se “Serbia dhe KFOR-i janë përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë në të dy anët e vijës administrative, derisa KFOR-i si aktor ndërkombëtar ka një përgjegjësi të madhe për sigurinë e të gjithë njerëzve në krahinë [siç i është referuar ai], sidomos popullatës joshqiptare”.
Gjeneral Fungo konfirmoi se KFOR-i do të marrë të gjitha masat për të siguruar paqen dhe për të mbrojtur të gjithë popullsinë në Kosovë, sidomos ata që janë më të rrezikuar, thuhet në njoftim transmeton Koha.net.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...