Foto: ilustrim

SHBA “armatos” Shqipërinë, 250 blinda dhuratë për ushtrinë

19 Janar 2017 - 16:27      

250 autoblinda ushtarakë do t’i shtohen ushtrisë shqiptare brenda gushtit 2017.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se këto mjete janë dhuratë e ushtrisë amerikane për forcat e armatosura shqiptare dhe do të përdoren për rinovimin e flotës së automjeteve aktuale, shkruan shqiptarja.

Këto mjete të teknologjisë së fundit të pajisur me armatime dhe standarde të blindave që përdorin ushtritë e NATO-s do të mbërrijnë të ndara në dy kontigjente, pjesa e parë prej 70 brenda muajit mars dhe 180 të tjerat të ndara në disa lote deri në gusht 2017.

Kjo ndihmesë e ushtrisë amerikane për forcat e ushtrisë shqiptare është deklaruar kohë më parë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë prezantimit të buxhetit në komisionet parlamentare dhe prezantimit të flotës së mjeteve që disponohen aktualisht.

Kjo flotë prej 250 autoblinda do ti shtohet flotës aktuale duke e çuar numrin në total afro 800 të tilla ndërsa pjesë e rinovimit pritet të jenë dhe armët luftarake për të hequr përfundimisht përdorimin e automatikut AK 47, njohur ndryshe si kallashnikovi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...