19 Janar 2017 - 16:12
ICERTIAS ka njoftuar se përmes një hulumtimi të tregut mat përvojën, mendimet dhe perceptimet që kanë konsumatorët lidhur me ofruesit të cilët ofrojnë vlerën më të mirë për paratë e klientëve: Numri 1 për raportin më të mirë çmim-cilësi.
Sipas njoftimit nga ICERTIAS, “Koha Ditore” ka dal e para në kategorinë e gazetave të përditshme, andaj dhe tash e tutje e vetmja në Kosovë ka të drejtën e bartjes së logos “Best Buy Award”.

Kjo certifikatë për raportin çmim/cilësi vlen për dy vjet.
“Koha Ditore” ka dalë e para edhe në hulumtimin e kaluar të kryer nga ICERITAS në Kosovë, para dy vitesh.
Gazeta “Koha Ditore”, e cila në mars mbush 20 vjet nga dalja e numrit të pare, vazhdimisht është vlerësuar si lidere ndër gazetat kosovare, por edhe në rajon.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...